Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Flash lajme-Sporti Kosovar

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 11:20 am

Ketu i postoni te gjitha lajmet rreth sportit Kosovar ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
loqki
Administrator
Administrator
loqki


Numri i postimeve : 155
Registration date : 15/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: kosova - brazil   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 11:30 am

kosova do te luaj me brazilin ne zvicerr a jeni te informuar:> oo daj skom vizz se meihere isha shkuu -4-
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 3:31 pm

Miqėsorja Kosovė-Brazil, pritet konfirmimi

Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė futboll mė 25 ose 26 korrik, ka mundėsi qė tė vihet pėrballė kombėtares sė Brazilit nė Gjenevė tė Zvcirės. Njė lajm tė tillė sensacional e kanė konfirmuar sot edhe drejtuesit e FFK-sė, sipas tė cilėve ftesa pėr miqėsore me kombėtaren braziliane u ka ardhur ditė mė parė nga menaxheri i FIFA-s, Mark Billoi.
Kreu i FFK-sė, Fadil Vokrri ka thėnė se ka kthyer pėrgjigje pozitive nė kėtė ftesė dhe tashmė ka mbetur qė tė merret leja nga Federata zvicerane si dhe nga FIFA pėr zhvillimin e kėsaj ndeshjeje nė Gjenevė. Vokrri ka thėnė se konfirmimi pėrfundimtar pritet gjatė ditės sė sotme ose mė sė voni deri nesėr. Nė rast se vjen deri te realizimi i kėsaj miqėsoreje, atėherė pa dyshim se kjo do tė jetė njė ndeshje historike, por edhe njė hap tejet i rėndėsishėm pėr futbollin kosovarė drejt ndėrkombėtarizimit. Ndėrkohė miqėsorja e mundshme Kosovė-Brazil ka tronditur mediat e Beogradit, tė cilat e kanė quajtur si tė pabesueshėm njė lajm tė tillė. I njėjti menaxher i FIFA-s, nė vitin e kaluar ka organizuar ndeshjes Kosovė - Arabi Saudite nė Ankara tė Turqiės, kurse pėr muajin gusht ai ka aranzhuar edhe dy miqėsore tjera me Beninin (mė 18 gusht) dhe me Arabinė Saudite (mė 20 gusht).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 3:31 pm

Ismet Ramushi nėnshkroi pėr Besianėn

Sulmuesi gjilanas, Ismet Ramushi, i cili nė edicionin e kaluar luajti me Vėllaznimin, ka nėnshkruar sot kontratė njėvjeēare me Besianėn, duke u bėrė pėrforcimi i parė i skuadrės llapjane pėr edicionin e ri. Besiana e siguroi mbetjen nė elitė nėpėr “vrimė tė gjilpėrės”, duke e mposhtur Fushė-Kosovėn pas ekzekutimit tė penalltive nė ndeshjen e balotazhit nė Pejė.
Futbollisti gjilanas ėshtė shprehur i kėnaqur me kushtet qė i ka ofruar klubi llapjan dhe nuk ka hezituar ta vendos nėnshkrimin mbi kontratėn njėvjeēare. “Kam pasur oferta tė shumta, por vendosa qė karrierėn ta vazhdoj te Besiana, pasi drejtuesit e kėtij klubi mė ofruan kushtet mė tė mira. Nė kėtė skuadėr kam luajtur edhe mė herėt, kėshtu qė nuk do ta kem vėshtirė tė ambientohem. Shpresoj se nė edicionin e ri do tė jemi njė skuadėr stabile, pasi drejtuesit e klubit synojnė edhe disa pėrforcime tjera”, ka theksuar Ramushi, i cili nė edicionin e kaluar realizoi 16 gola nė kampionat dhe 6 nė garat e kupės nė fanellėn e Vėllaznimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 3:32 pm

Dėshton ndeshja Augsburg-Drenica pėr shkak tė vizave

Miqėsorja ndėrmjet skuadrės sė Bundesligės sė dytė, Augsburg dhe Drenicės, e paraparė tė zhvillohet nesėr nė stadiumin “Rosenau” nė Augsburg ka dėshtuar, pasi ambasada gjermane nė Prishtinė ka refuzuar dhėnien e vizave pėr ekspeditėn e skuadrės drenicase.
Njė gjė tė tillė e kanė bėrė tė ditur sot drejtuesit e klubit nga Skenderaj. Megjithatė, ata kanė shprehur shpresėn se kjo miqėsore do tė realizohet nė njė periudhė tjetėr kohore. Kjo nuk ėshtė hera e parė qė sportistėt kosovarė dėshtojnė pėr tė realizuar aktivitetin e tyre jashtė vendit pėr shkak tė refuzimit tė vizave. Ndėrkohė, trajneri i Drenicės, Tahir Lushtaku ka bėrė tė ditur se skuadra kuqezi ka arritur tė sigurojė shėrbimet e sulmuesit tė spikatur, Malėsor Gjonbalaj, i cili edicionin e kaluar ka luajtur pėr skuadrėn shkupjane, Makedonia Gj. P.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 3:32 pm

Shqipėron Skeraj i mbetet besnik Prishtinės

Skuadra kampione nė fuqi e Kosovės, Prishtina, ka arritur tė sigurojė edhe pėr njė vit shėrbimet e lojtarit tė krahut tė djathtė, prizrenasit Shqipėron Skeraj.
Ai disa ditė mė herėt ishte nė prova nė Elbasan, por nuk ishte i kėnaqur me kushtet e ofruara atje, prandaj vendosi qė tė rikthehet sėrish nė klubin bardhekaltėr, ku pas disa ditėsh negociata me drejtuesit e Prishtinės ka arritur marrėveshje pėr kushtet e kontratės. Ndėrkohė nėnshkrimin mbi kontratėn dyvjeēare e ka vendosur edhe mesfushori ofanziv, Isuf Llumnica.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:08 am

"Blic": FIFA nuk lejon miqėsoren Kosovė-Brazil

Mediat serbe nė Beograd, tė cilat ishin tė tronditura nga paralajmėrimi i zhvillimit tė mundshėm tė miqėsores ndėrmjet Pėrfaqėsueses sė Kosovės dhe pėrfaqėsueses olimpike tė Brazilit, mė 25 korrik nė Gjenevė, kanė bėrė tė ditur sot se drejtuesit e Federatės sė Futbollit tė Serbisė kanė marrė premtimin nga FIFA se kjo ndeshje nuk do tė zhvillohet.
"Ka pasur kėrkesė nga Prishtina nė FIFA pėr zhvillimin e njė miqėsoreje tė tillė nė Gjenevė, por ajo kėrkesė ėshtė refuzuar nga ana e FIFA-s", ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm i Federatės serbe tė futbollit, Zoran Lakoviq pėr gazetėn serbe "Blic". "Ndeshjet me karakter miqėsor zhvillohen nėn mbikėqyrjen e FIFA-s, tė cilės ashtu sikurse UEFA-s nuk i intereson fare Kosova. Ndryshe do tė ishte nė rast se Kosova do tė vinte nė situatė qė tė ketė njė ulėse nė Kombet e Bashkuara. Presidenti i UEFA-s Mishel Platini dhe zėvendėspresidenti i FIFA-s, Duejn Xhonson, na kanė premtuar se ēdo ndeshje miqėsore me karakter ndėrkombėtar ėshtė i pamundshėm pėr Kosovėn", ka shtuar Lakoviq. Nė fakt, ftesa pėr miqėsore me Brazilin, FFK-sė i ka arritur nga menaxheri pėr ndėrmjetėsimin e ndeshjeve miqėsore ndėrkombėtare, Mark Billoi. FFK e ka pranuar me kėnaqėsi njė ftesė tė tillė, kurse kryetari i FFK-sė menjėherė e ka njoftuar edhe FIFA-n pėr kėtė ftesė. Drejtuesit e FFK-sė si dhe menaxheri Billoi kanė bėrė tė ditur se gjithēka rreth kėsaj miqėsoreje do tė konfirmohet gjatė ditės sė sotme, pasi ata kanė paraqitur kėrkesė nė FIFA dhe Federatėn zvicerane tė futbollit pėr lejimin e zhvillimit tė kėsaj ndeshjeje nė Gjenevė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
cRackeR-Bu.RiM
Administrator
Administrator
cRackeR-Bu.RiM


Numri i postimeve : 306
Registration date : 15/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 6:01 am

Miqėsorja mes pėrfqėsueses sė Kosovės dhe kombėtares olimpike braziliane mbetet vetėm njė ėndėrr e parealizuar. Ndeshja e paraparė tė zhvillohej nė Gjenevė tė Zvicrės mė 25 korrik nuk do tė zhvillohet siē ishte pėrfolur pėr disa ditė me radhė. Lajmi ėshtė bėrė i ditur tė premtėn nga Federata e Futbollit tė Kosovės qė me anė tė njė komunikate ka treguar arsyet e dėshtimit tė kėsaj pėrballjeje.
“Mė herėt pėr zhvillimin e ndeshjes ishte pajtuar jo vetėm Brazili e Kosova, por edhe autoritet zvicerane qė kjo ndeshje tė zhvillohet nė shtetin e tyre, ndėrsa tė enjten FIFA ka kėrkuar edhe njė konfirmim tė ri nga ana e Brazilit dhe Zvicrės. Dhe pėr shkak tė kėsaj zvarritje tė pėrgjigjes nga ana e FIFA-s, Brazili ėshtė detyruar qė tė gjejė zgjidhje tjetėr, pra pėr njė ndeshje tjetėr miqėsore dhe ka udhėtuar pėr nė Singapur me qėllim tė pėrgatitjes sė mė tė mirė pėr Lojėrat Olimpike si domosdoshmėri qė tė ketė ndeshje kontrolluese para udhėtimin nė Pekin”, thuhet pėrveē tjerash nė komunikatėn e lėshuar nga FFK.
“Nė tė vėrtet FIFA nuk e ka refuzuar zhvillimin e ndeshjes pėrkundėr asaj qė nė shumė mediume serbe ėshtė shkruar se FIFA e ka ndaluar zhvillimin e ndeshjes, por me zvarritjen e vendimit pėr kėtė ndeshje, ka detyruar rivalin Brazilin qė tė gjejė njė kundėrshtar tjetėr pėr ndeshje miqėsore, duke mos qenė e gatshme pėr tė pritur mė gjatė”, thuhet nė vazhdim tė komunikatės.
Pėrfaqėsuesja e Kosovės ka tė aranzhuara dy takime miqėsore nė muajin gusht. Mė 18 gusht ėshtė paraparė qė tė luajė kundėr kombėtares sė Beninit, ndėrsa dy ditė mė vonė kundėr asaj tė Arabisė Saudite. Me kėtė tė fundit pėrfaqėsuesja e Kosovės ka zhvilluar njė miqėsore vitin e kaluar, me ē’rast kishte shėnuar fitore me rezultatin 1-0.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://al-crew.co.nr
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitimeSun Jul 20, 2008 11:09 am

Blerim Rrustemi nėnshkroi pėr skuadrėn qipriote, Alki Larnaka

Futbollisti kosovar, Blerim Rrustemi, ka nėnshkruar sot kontratė dyvjeēare me skuadrėn qipriote, Alki Larnaka. Mbrojtėsi i kombėtares shqiptare nė kėtė skuadėr do tė gjejė portierin e kuqezinjve, Isli Hidi, i cili disa javė mė herėt po ashtu nėnshkroi kontratė dyvjeēare me kėtė skuadėr.
Nė bazė tė kontratės sė nėnshkruar me klubin qipriot, Rrustemi do tė fitojė njė shumė prej 300 mijė eurosh, plus njė makinė, shtėpi banimi, si dhe do tė ketė trajtim ushqimor falas nė restorantet me tė cilat klubi ka marrėveshje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Sponsored content





Flash lajme-Sporti Kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti Kosovar   Flash lajme-Sporti Kosovar Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flash lajme-Sporti Kosovar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flash lajme-Sporti nderkombetar
» VIP Flash News
» Flash Decompiler Trillix 3.1.1.590

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira :: Sport-
Kėrce tek: