Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Flash lajme-Sporti nderkombetar

Shko poshtė 
4 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 11:19 am

Ketu i postoni te gjitha lajmet rreth sportit nderkombetar ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 3:32 pm

Skolari fton Ronaldinjon nė Ēelzi

Tabloidi londinez "The Sun" ka bėrė tė ditur se trajneri i Ēelzit, Luis Felipe Skolari, e ka telefonuar brazilianin Ronaldinjo dhe e njoftuar se klubi i tij ėshtė i gatshėm t'i ofrojė 17.4 milionė funta pėr kontratė trivjeēare, kurse Barcelonėn pėr realizimin e kėtij transferimi do ta paguante 15 milionė funta.
Ofertėn mė tė mirė pėr brazilianin e ka paraqitur Manēester Siti, qė ka ofruar 25 milionė funta, por Ronaldinjos nuk ėshtė duke i pėlqyer aventura nė kėtė klub. Largimi i Ronaldinjos nga Barcelona duket se ėshtė punė e kryer, pasi ai nuk ėshtė paraqitur fare nė stėrvitjet e skuadrės, por dilema e vetme mbetet se cili do tė jetė klubi i tij i ri. Gjithsesi, Milani mbetet opsioni mė i mundshėm, pasi duket se edhe dėshira e lojtarit pėr ta veshur fanellėn kuqezi nuk mungon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:37 am

Mutu i kėnaqur me Fiorentinėn e “re”
Pėrfaqėsuesi i kombėtares rumune, Adrian Mutu, mbrėmė ka arritur nė Itali pėr t’iu bashkuar ekipit tė tij dhe ka thėnė se vėrtetė i pėlqen Fiorentina e re.
Sulmuesi rumun, pas njė sezoni tė shkėlqyeshėm, kėtė verė ėshtė cak i shumė ekipeve italiane. Megjithatė negociatat pėr kontratė tė re dhe refuzimi i presidentit tė klubit pėr t’u pėrgjigjur nė kėrkesat e sulmuesit, mund tė shkaktojnė pakėnaqėsi tek Mutu si dhe kalimin e tij nė Romė.

“Do tė shkoj ta kryej punėn time. Nė mėngjes duhet t’i kryej testet mjekėsore dhe pastaj, pasdite t’i bashkohem ekipit nė stėrvitje. Mė pėlqen Fiorentina e re, por do tė shohim se s’i do tė duket kjo nė fushė”, ka thėn Mutu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:37 am

Del Bosque sot prezantohet si pėrzgjedhės i ri i Spanjės?
Mediat spanjolle kanė pėrcjellė lajmin e se ish-trajneri i Real Madridit, Vicente del Bosque, sot do tė caktohet nė detyrėn e pėrzgjedhėsit tė ri tė kombėtares spanjolle.
AS ka shkruar se sot, bordi i Federatės Spanjolle tė Futbollit ka takim nė tė cilin do tė merret vendimi pėr emėrtimin e Vicente del Bosque pėr trajner tė ri tė Spanjės.

Ish-trajneri i Real Madridit, do tė vijė nė stolin e Spanjės pas propozimit tė presidentit tė federatės, Angel Villar, dhe do tė pasojė Luis Aragones, i cili pas triumfit nė Euro 2008, kaloi nė radhėt e Fenerbahces.

Del Bosque thuhet se do ta drejtojė Spanjėn pėr dy vjet, saktėsisht deri nė fund tė Kampionatit Botėrorė, qė luhet nė Afrikėn e Jugut nė vitin 2010. Pritet qė Del Bosque tė prezantohet para mediave gjatė tė enjtes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:38 am

Poulsen: Dua ta befasoj publikun italian
Ish-mesfushori i Sevillas, Christian Poulsen, i cili arriti tek Juventus pėr 10 milionė euro, ka thėnė se ėshtė i ngazėllyer me kėtė transferim dhe se shpreson tė befasojė.
“Shpresoj ta befasoj publikun italian, i cili mė konsideron si njė lojtar tė ashpėr, duke dėshmuar se kam aftėsi tė mira teknike. Do tė kem kohė tė dėshmohem dhe t’ju jap njerėzve opinion mė tė mirė tė Poulsen”, ka thėnė danezi.

“Sevilla ishte njė pėrvojė e shkėlqyeshme, por tash jam krenar qė jam nė Juventus. Jam shumė i kėnaqur qė jam pjesė e njė klubi aq prestigjioz. Juventus ėshtė njė prej ekipeve mė tė rėndėsishme nė botė dhe shpresoj t’ia dal mirė. Unė jam mesfushor defansiv, por po ashtu mund tė luaj nė njė pozitė ca mė tė avancuar”, ka shtuar Poulsen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:38 am

Chelsea i ofron marrėveshje tė re Drogbas
Chelsea ėshtė duke u pėrgatitur t’i plotėsojė tė gjitha kėrkesat e Didier Drogbas dhe ta vazhdojė qėndrimin e sulmuesit tė Bregut tė Fildishtė nė Stamford Bridge edhe nė sezonin e ardhshėm.
The Sun ka shkruar se blutė janė duke pėrgatitur ofertė katėrvjeēare pėr Drobgan, me njė pagė javore 130 mijė funte, qė ėshtė pėrafėrsisht dyfishi i asaj qė ai e fiton pėr momentin.

Pas largimit tė Mourinhos, vazhdimisht qarkullonin fjalė pėr njė largim tė Drogbas nga Chelsea, ndėrsa edhe vet futbollisti nė disa raste e ka shprehur dėshirėn pėr t’u larguar nga klubi.

Klubet tė cilat janė tė interesuar pėr Drogban janė Real Madrid, Inter dhe Milani, ndėrsa ditėve tė fundit, kishte edhe spekulime tė cilat thoshin se lojtari mund tė rikthehet nė Marseille.

Por, menaxheri i ri i Chelseat, Luis Felippe Scolari, dėshiron qė me ēdo ēmim ta ketė sulmuesin nė pėrbėrjen e tij edhe nė sezonin e ardhshėm, ashtu qė Abramovich ėshtė i gatshėm t’i plotėsojė kėrkesat e Drogbės.

Sulmuesi i bluve, si dhe mesfushori i pėrmendur shumė pėr largim nė drejtim tė Interit, Frank Lampard, sė fundi i janė bashkuar pjesės tjetėr tė ekipit nė turneun nė Lindjen e Afėrt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:38 am

Mourinho interesohet pėr Da Costa
Kampioni i Italisė, Interi, ėshtė i gatshėm tė diskutojė njė shkėmbim me Fiorentinėn, nė vend tė shitjes sė Nicolas Burdissos.
Fiorentina ėshtė e interesuar pėr shėrbimet e argjentinasit Burdisso, ndėrsa siē ka shkruar Corriere dello Sport, Interi mund tė kėrkojė Manuel da Costan si shkėmbim.

Jose Mourino thuhet se ėshtė adhurues i mbrojtėsit portugez tė Fiorentinės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Addy nė Wed Jul 16, 2008 12:56 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:38 am

Guardiola: Henry do tė luajė si sulmues
Trajneri i ri i Barcelonės, Josep Guardiola, ka deklaruar edhe njėherė se ai planifikon qė Thierry Henry tė luajė nė pozitėn e sulmuesit, gjatė kėtij sezoni tė tij tė parė.
“Pres shumė nga ai. Kam folur me tė, ai e din se viti i tij i parė nuk ishte i lehtė dhe ende pritet qė ai tė shėnojė shumė gola. Kam shumė besim dhe dėshiroj t’u jap rast qė tė dyve, atij dhe Bojan Krkic”, ka thėnė Guardiola.

“Henry mund tė luajė nė tė dyja pozitat, numėr 9 ose si anėsor, por ne do tė provojmė qė ai tė luajė si sulmues i qendrės”, ka shtuar trajneri i Barcelonės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:39 am

Robinho lakmon Chelsean
Sulmuesi brazilian Robinho, ka thėnė se do tė ishte “ėndėrr”, nėse ai i bashkohet Chelseat gjatė kėsaj vere, duke bėrė kėshtu njė rikthim tė papritur, pas deklaratave tė mėhershme ku tha se dėshiron tė mbetet nė Real Madrid.
“Do tė ishte njė ėndėrr pėr mua tė punoj me Luiz Felipe Scolarin, i cili ėshtė njė prej trajnerėve mė tė mirė nė botė. Gjithmonė kam folur pėr tė dhe ai gjithmonė ka folur mirė pėr mua, qė para se tė ishte nė Chelsea”, ka thėnė Robinho.

“Madridi ka dėshtuar ta vlerėsojė atė siē e meriton, dhe nuk mė pėlqen fakti qė ata pėrpiqen ta pėrshijnė nė marrėveshjen e Ronaldos. Paratė nuk janė problem pėr ne tash. Ajo ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr Robinhon ėshtė qė tė largohet nga klubi dhe tė luajė pėr Scolarin nė Chelsea”, ka thėnė agjenti i sulmuesit, Wagner Ribeiro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:39 am

Inter kthehet kah David Silva?
Mediat italiane kanė shkruar se Mourinho ngadalė ėshtė duke e humbur durimin pėr transferimin e Quaresmas dhe i ka kthyer sytė kah David Silva.
Corriere dello Sport ka shkruar se Interi po e largon vėmendjen nga Ricardo Quaresma, pas shumės sė lartė qė kėrkon Porto pėr portugezin, dhe qė arrin shifrėn e 40 milionė eurove.

Sipas kėsaj gazete, Mourinho ngadalė ėshtė duke u kthyer kah njė cak i ri, lojtari i Valencias, David Silva.

Spanjolli ka njė talent tė padiskutueshėm dhe pati njė paraqitje tė shkėlqyeshme nė Euro 2008, ndėrsa edhe transferimi i tij do tė ishte dyfish mė i vogėl se sa kėrkon pėr momentin Porto pėr Quresman.

Por, njė transferim i tillė nuk do tė jetė i lehtė pėr t’u realizuar, pasi qė Valencia nuk dėshiron qė tė lirohet nga ylli i saj, ndėrsa situatėn e tij e pėrcjellin edhe dy gjigantėt spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:39 am

Gilberto Silva nė Panathinaikos
Gilberto Silva gjatė javės sė ardhshme do tė zbulohet si lojtar i ri i Panathinaikosit, pasi qė Arsenali pranoi ofertėn prej 1 milionė funteve nga gjiganti grek.
Menaxheri i topēinjve, Arsene Wenger, ėshtė pajtuar ta lejojė brazilianin fitues tė Kupės Botėrore, tė largohet nga Emirates pas periudhės sė shkėlqyeshme gjashtėvjeēare.

The Sun ka shkruar se marrėveshja ėshtė arritur nė mes dy klubeve dhe Gilberto, 31-vjeēar, do tė nėnshkruajė kontratė trevjeēare me ekipin e ri tė holandezit, Henk Ten Cate.

Gilberto, i cili ka refuzuar Evertonin pėr t’iu bashkuar ekipit grek, arriti nė Arsenal nga Atletico Mineiro pas Kupės Botėrore 2002 dhe fitoi dy Kupa FA dhe njė titull Premierlige me klubin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Adriano




Numri i postimeve : 37
Registration date : 16/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 3:45 am

Zyrtare: Mancini nenshkruan per Interin

Ai ka nenshkruar kontratė 4 vjecare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:06 am

Arsenal ofertė befasuese pėr Xabi Alonson
Klubi i Premierligės, Arsenali, ėshtė duke synuar njė ofertė befasuese pėr mesfushorin spanjoll tė Liverpoolit, Xabi Alonso.
Siē ka shkruar The Sun, spanjolli pritej tė kalojė nė Juventus, por kjo tentativė ka dėshtuar, megjithėse tashmė nė sulm tė tij ėshtė lėshuar Arsenali.

“Nėse vendimi i mbetet Xabit, ai do ta bėnte lėvizjen pasi qė stili i Arsenalit, ėshtė perfekt pėr tė”, ka thėnė njė burim i afėrt me Alonson.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:06 am

Barcelona shpjegon arsyen e shitjes sė Ronaldinhos
Drejtori sportiv i Barcelonės, Txiki Begiristain, ka shpjeguar vendimin pėr tė shitur yllin brazilian, Ronaldinhon.
“Ėshtė vetė lojtari ai i cili nė fund vendos se ku do tė luajė. Si klub mund tė pranojmė nga 40 oferta tė ndryshme, por nė fund shihet dėshira e futbollistit. Marrėveshja u arrit pasi qė Ronaldinho hoqi dorė nga e drejta e tij pėr tė marrė 15% tė shumės sė transferim”, ka thėnė Begiristain.

“Jemi tė kėnaqur nga kjo marrėveshje, pasi qė tė tria palėt janė pajtuar. Shuma tė cilėn do ta fitojnė ėshtė relativisht e mirė, ndėrsa edhe lojtari do tė largohet i kėnaqur”, ka shtuar drejtori sportiv.

Sipas raporteve tė fundit, thuhet se Barcelona do tė fitojė 21 milionė euro, ndėrsa edhe 4 milionė euro nė varėsi tė paraqitjeve tė lojtarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:06 am

Baptista pėlqen Romėn
Agjenti i lojtarit tė Real Madridit, Julio Baptista, ka thėnė se klienti i tij ėshtė i gatshėm tė transferohet nė radhėt e Romės.
Braziliani ėshtė cak i romakėve, tė cilėt janė nė kėrkim tė njė sulmuesi tė ri. Baptista kurrsesi nuk mund tė gjejė formėn e vėrtetė tė tij nė Bernabeu dhe ka shumė pak raste pėr paraqitje.

Pas spekulimeve tė mediave italiane, se Roma ėshtė duke pėrgatitur njė ofertė tė vlefshme 15 milionė euro pėr shėrbimet e Baptistas, ėshtė deklaruar agjenti i tij, i cili thotė se edhe lojtari dėshiron njė kalim nė Romė.

“Roma ėshtė njė klubi madh i cili viteve tė fundit luan shkėlqyeshėm edhe nė Evropė. Madje edhe kėtė sezon do tė luajnė nė Ligėn e Kampionėve, andaj Roma ėshtė njė destinacion i pranueshėm pėr Julion”, ka thėnė agjenti i Baptistas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:06 am

Ronaldinho zyrtarisht lojtar i Milanit
Ekipi i Milanit ka pohuar mbrėmė nė ueb faqen zyrtare se superylli brazilian Ronaldinho, ėshtė pėrforcimi mė i ri i rosonerėve.
“Ekipi i Milanit dhe ai Barcelonės kanė arritur marrėveshje pėr transferimin e Ronaldinhos. Lojtari nesėr do tė arrijė nė Milan, ku do t’i kryejė kontrollet mjekėsore, para se tė nėnshkruajė marrėveshje sipas sė cilės, do tė qėndrojė nė San Siro deri mė 30 qershor tė vitit 2011”, thuhet nė deklaratėn e klubit kuqezi.

Lojtari do ta lėshojė Barcelonėn sot nė ora 11, dhe do tė fluturojė nė Itali sė bashku me Adriano Gallianin. Detajet financiare nuk janė tė publikuara, por spekulohet se rosonerėt, pėr shėrbimet e Ronaldinhos do tė paguajnė 18 milionė euro.

Oferta e Milanit ishte mė e ulėt se ajo e rivalit tjetėr pėr tė marrė shėrbimet e brazilianit, Manchester Cityt, por dėshirė e vet lojtarit ishte fanella kuqezi. Nė Milan, Ronaldinho do tė bashkohet me dy bashkėvendėsit e tij, Leite Kaka dhe Alexandre Pato.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:07 am

Kaka: Ronaldinjo sjell cilėsi

Futbollisti mė i mirė nė botė pėr vitin e kaluar, braziliani Kaka, ėshtė njėri nga mė tė lumturit nė Milanello pėr realizimin e transferimit tė Ronaldinjos nė klubin kuqezi. Kaka, i cili ndodhet nė Brazil, duke u shėruar nga lėndimi i gjurit tė majtė ėshtė shprehur i lumtur pėr ardhjen e Ronaldinjos nė Milano.
"Jam shumė i lumtur qė Ronaldinjo ėshtė lojtari ynė i ri. Me ardhjen e tij nė Milan ai do tė ngrisė cilėsinė nė skuadėr, e cila tashmė sėrish ėshtė e gatshme pėr t'u pėrfshirė nė garėn pėr titull", ka theksuar Kaka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:14 pm

Ferguson bind Cristiano Ronaldon tė qėndrojė?
Menaxheri i kampionit tė Anglisė dhe Evropės, Manchester United, Alex Ferguson, ėshtė takuar me futbollistin e tij Cristiano Ronaldo, me qėllim qė ta bindė atė qė qėndrojė nė klub dhe tė mos kalojė nė radhėt e Real Madridit, bėjnė tė ditur mediat portugeze.
Thuhet se Ferguson megjithatė “nuk e ka mbyllur derėn” qė Ronaldo tė luajė pėr klubin mbretėror spanjoll nė pjesėn e dytė tė kėtij sezoni.

Kanali televiziv i Lisbonės thotė se Ronaldo planifikon qė, ‘nė tė ardhmen’, si edhe David Beckham, ta vazhdojė karrierėn nė Los Angeles Galaxy, nė SHBA, dhe se tashmė ka nėnshkruar njė marrėveshje sponsorimi me njė kompani nga ai qytet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:14 pm

Kompletohet transferimi i Giuly nė PSG
Paris Saint-Germain ka kompletuar transferimin e mesfushorit tė Romės, Ludovic Giuly, pėr njė shumė tė pazbuluar.
Francezi, ka nėnshkruar kontratė tre vjeēare me klubin francez, ndėrsa pritet tė paguhet 3 milionė euro pėr kėtė periudhė. Mediat franceze mė herėt, pėrcollėn lajmin se PSG sot do tė prezantonte Ludovic Giulyn si pėrforcim tė ri, dhe kjo ndodhi.



Agjenti i Guily mbrėmė deklaroi se lojtari nuk ėshtė i lumtur nė Romė dhe se planifikon tė largohet nga Italia, ndėrsa kėtė pakėnaqėsi tė francezit arriti ta shfrytėzojė PSG.


Guily erdhi nė Romė pas disa sezoneve tė shkėlqyeshme nė Barcelona, me tė cilėn fitoi edhe Ligėn e Kampionėve. PSG ėshtė edhe nė kėrkim tė Claude Makele nga Chelsea. PSG transferuan edhe mbrojtėsin Lilian Thuram nga Barcelona, por ai nuk arriti ti kalojė me sukses testet mjekėsore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:14 pm

Seedorf mund tė kalojė nė Juventus?
Sipas sportives Tuttosport, Clarence Seedorf mund tė largohet nga Milani pas arritjes sė mesfushorit brazilian Ronaldinho, dhe tė bėjė njė transferim befasues tek Juventus.
Ronaldinho pėrfundimisht u transferua nė Milan, por njė lojtar, i cili vazhdimisht ka qenė kritik ndaj kėtij transferimi, Clarence Seedorf, mund tė largohet nga kuqezinjtė.

Megjithėse mediat italiane dje thanė se Seedorf ishte pajtuar me arritjen e brazilianit, Tuttosport sot shkruan se nė fakt nuk ėshtė ashtu, dhe ish-lojtari i Ajaxit dhe Real Madridit, seriozisht ėshtė duke menduar pėr largim nga klubi.

Sportivja italiane madje ka shkuar aq larg sa qė ka pėrmendur njė kalim tė holandezit tek rivali i Milanit, Juventusi. Juve do tė presė qė Seedorf tė bėjė hapin e parė, para se ata tė dėrgojnė ofertė zyrtare.

Milani, ndėrkaq, mund tė lejojė largimin e 32-vjeēarit, pasi qė beson se ai mund tė shkaktojė probleme nė dhomėn e zhveshjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:15 pm

Keane bėn ofertė pėr katėr lojtarė tė Tottenhamit
Menaxheri i Sunderlandit, Roy Keane, ka dėrguar ofertė tė vlefshme 23 milionė funte (29 milionė euro), pėr shėrbimet e katėr lojtarėve tė Tottenhamit.
Pascal Chimbonda, Steed Malbranque, Younes Kaboul dhe Teemu Tainio, janė katėrshja e pėrzgjedhur nga Keane.

Klubi i tyre ka pranuar ofertėn e Sunderlandit, ndėrsa tash mbetet qė lojtarėt t’i pėrcaktojnė kushtet e personale me menaxherin Roy Keane.

Megjithatė, problem pėr realizimin e njė transferimi tė tillė mund tė paraqesė interesimi i Evertonit pėr Chimbondan, si dhe interesimi i Newcastlet pėr Malbranque.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:15 pm

Inter rrit ofertėn pėr Lampardin
Kampioni italian, Interi, ėshtė i gatshėm tė bėjė ofertė tė re prej 14 milionė eurosh pėr shėrbimet e mesfushorit anglez tė Chelseat, Frank Lampard.
The Sun shkruan se Chelsea do ta marrė ofertė tė re pėr mesfushorin anglez pas takimit me presidentin e Interit, Massimo Moratti, ndėrsa drejtorėt i kanė rekomanduar italianit tė rrisė shifrėn e ofertės.

Jose Mourinho ėshtė i vendosur ta marrė Lampardin nė Itali ndėrsa Moratti ėshtė zotuar ta realizojė kėtė transferim. Chelsea gjatė vikendit do tė nisen pėr nė turne nė Lindjen e Largėt, ndėrsa ekipit pritet t’i bashkohet edhe Lampard.

“Lampardi ėshtė prioritet, por normalisht nė rastet si ky, kam shikuar rreth e rrotull pėr njė kohė. Nėse nuk ėshtė e mundur tė nėnshkruajmė me Lampard, do tė marrim njė lojtar me karakteristika tė ngjashme”, ka thėnė Moratti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:16 pm

Ferguson i bindur se do ta transferojė Berbatovin
Trajneri i Manchester United thotė se ėshtė i bindur qė ekipi i tij do ta transferojė sulmuesin bullgar, Dimitar Berbatov, deri nė fillim tė sezonit.
“Ne i kemi bėrė Tottenhamit ofertė pėr Berbatovin dhe presim rezultate tė mira, qė kjo marrėveshje tė ecė mė tej. Berbatov ka qenė mbresėlėnės njė kohė tė gjatė dhe do ishte njė shtesė e shkėlqyer pėr sulmin tonė”, ka thėnė Fergi.

United thuhet se ka dėrguar ofertė prej 28 milionė eurosh, por Tottenhami ėshtė duke kėrkuar mė shumė. Interesim pėr tė ka shfaqur edhe Barcelona, por trajneri i djajve tė kuq ėshtė i sigurt se do tė arrijė ta transferojė sulmuesin nė radhėt e veta.

Ferguson ka thėnė edhe se marrėveshja me Barbatov, nuk do tė thotė qė Cristiano Ronaldo do tė kalojė nė Real Madrid. “Ne po pėrballemi me situatėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme”, ka thėnė Ferguson.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:18 pm

Barcelona kthehet kah Berbatov
Sulmuesi bullgar i Tottenhamit, Dimitar Berbatov, ėshtė caku i ri i Barcelonės, ka shkruar sot sportivja spanjolle Marca.
21 milionė eurot, tė cilat Barcelona i ka fituar nga kalimi i Ronaldinhos nė Milan, do t’u mundėsojnė katalunasve tė sigurojnė njė sulmues tė klasit botėrorė.

Deri tash, drejtuesit e Barcelonės ishin tė kthyer kah sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, por bisedimet sė fundi kanė ndaluar.

Pėr shėrbimet e Berbatov, Barcelona do tė duhet tė pėrballet me Manchester United, si dhe me ēmimin e lartė qė e kėrkon Tottenhami. Bullgari pėlqen tė luajė nė Old Trafford dhe kjo ėshtė e vetmja gjė qė mund ta ndalojė transferimin e tij tek Barcelona.

Shtypi spanjoll sot shkroi edhe se Barcelona mund rikthehet kah sulmuesi brazilian i Real Madridit, Robinho.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitimeFri Jul 18, 2008 1:19 pm

Eto’o udhėton nė Uzbekistan
Sot, nė mėngjesin e hershėm, sulmuesi i Barcelonės, Samuel Eto’o,ka arritur nė kryeqytetin uzbek, Tashkent, ku ėshtė pritur nga zyrtarėt e klubit Kuruvchi, ndėrsa ekziston mundėsia qė kamerunasi tė nėnshkruajė edhe kontratė me klubin.
Eto’o, siē shkruan sajti zyrtar i klubit ka arritur nė Uzbekistan, ka arritur sė bashku me tre pėrfaqėsues tė Barcelonės, ndėrsa nė aeroport ai ėshtė pritur nga turmė e madhe e adhuruesve.

Eto’o do tė vizitojė Federatėn Uzbeke tė Futbollit dhe do tė takohet me drejtuesit e saj, ndėrsa pritet qė sulmuesi tė takohet edhe me drejtuesit e klubit Kuruvchi pėr tė diskutuar rreth mundėsisė qė ai tė bashkohet me kėtė klub.

Nė ndėrkohė, sportivja spanjolle Sport ka shkruar se klubi aziatik ėshtė i gatshėm ta paguajė sulmuesin kamerunas 40 milionė euro, por nuk theksohet periudha pėr tė cilėn ai do tė paguhet, megjithėse theksohet se kjo do tė jetė pagesa mė e lartė qė ėshtė bėrė ndonjėherė pėr ndonjė futbollist.

Eto’o: Do tė mendoj seriozisht pėr ofertėn

“U takova me pėrfaqėsues tė Kurshuvchit, dhe mund tė them se gjetėm gjuhė tė pėrbashkėt. Sigurisht se do tė mendoj dhe sė bashku me agjentėt e mi, do t’i kushtojmė njė vėmendje serioze propozimit”, ka thėnė Eto’o nė konferencėn e shypit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Sponsored content





Flash lajme-Sporti nderkombetar Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flash lajme-Sporti nderkombetar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Flash lajme-Sporti Kosovar
» VIP Flash News
» Flash Decompiler Trillix 3.1.1.590

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira :: Sport-
Kėrce tek: