Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Flash lajme-Sporti nderkombetar

Shko poshtė 
4 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 4:44 am

Gudjohnsen mund tė kthehet nė Premierligė
Barcelona ka pohuar se Eidur Gudjohnsen ėshtė i lirė dhe mund tė fillojė tė kėrkojė klub tė ri, kjo do tė thotė se islandezi ka shumė gjasa tė kthehet nė Premierligė.
Ish-sulmuesi i Chelseat, me siguri do tė kthehet nė Angli, pasi qė Barcelona ia ka bėrė me dije se ai do ta ketė vėshtirė tė gjejė vend nė formacionin e trajnerit tė ri, Josep Guardiola.

Pasi qė erdhi nė Barcelona, nga Chelsea, Gudjohnsen gjithmonė mbeti nėn hijen e yjeve tė mėdha tė klubit, si Samuel Eto’o, Ronaldinho, Lionel Messi dhe Thierry Henry.

Islandezi nuk arriti tė pėrfshihet nė ekipin e parė, ashtu qė nėse dėshiron tė kalojė mė shumė kohė nė fushėn e gjelbėr, mund tė zhvendoset nė ndonjė klub mė tė vogėl.

Interesim mė tė madh pėr Gudjohnsen ka shfaqur ekipi i West Ham, dhe besohet se islandezi mund tė pranojė njė ofertė tė kėtij klubi. Sė shpejti kėtij klubi, pritet ti bashkohet edhe mesfushori kosovar, Valon Behrami.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 4:47 am

Skolari: Drogba mbetet nė Ēelzi

Trajneri i Ēelzit, Luis Felipe Skolari, ka hedhur poshtė zėrat se sulmuesi i Bregut tė Fildishtė, Didie Drogba do tė largohet nga klubi, pasi ėshtė lėnė jashtė turneut pėrgatitor nė Azi. Sipas zyrtarėve tė klubit londinez, Droga do tė mungojė nė kėto pėrgatitje, pėr shkak tė lėndimit tė gjurit.
"Drogba do tė mbetet nė klubin tonė. Ai ėshtė futbollist qė ka kontratė me ne dhe mendoj se ėshtė shumė i lumtur kėtu. Shpresoj qė kur tė kthehet nė skuadėr, ai tė jetė nė gjendje tė mirė. Ai momentalish vuan nga njė lėndim nė gju dhe stafi mjekėsor i klubit po pėrkujdeset qė ta aftėsojė sa mė parė pėr stėrvitje dhe pėr lojė, pas tri apo katėr javėsh", ka theksuar Skolari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 4:48 am

Pele kritikon Uejn Runin

Legjenda e futbollit botėror, Pele, ka kritikuar sulmuesin e Manēester Junajtedit, Uejn Runi, pėr shkak tė temperamentit tė vrullshėm. Runi ėshtė i njohur si lojtar 'gjaknxehtė', kurse shembulli i fundit ėshtė ndėshkimi me karton tė kuq nė ndeshjen pėrgatitore me skuadrėn jugafrikane, Kaise Ēiefs.
"Mė pėlqen Runi, por ai nuk e ka arritur nivelin mė tė lartė qė pas Kampionatit evropian 2004. Ai ka pasur dy-tri edicione tė mira, por mė pas ka pasur rėnie nė formė. Nuk e di pse i ndodhi njė gjė e tillė. Kur lojtarėt kundėrshtarė pėrballen me tė, Runi duhet tė mėsojė se si tė mbrohet, e jo t'i sulmojė fizikisht. Nėse mėson mirė se si tė mbrohet nė duele, atėherė mė lehtė do tė mund t'i kontrollojė edhe veprimet e tij", ka theksuar Pele.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeMon Jul 21, 2008 4:52 am

Esien nė Ēelzi deri nė vitin 2012

Ganezi, Mikael Esien (25-vjeē) do tė qėndrojė te Ēelzi deri nė vitin 2012. Njė marrėveshje e tillė ėshtė arritur ndėrmjet mesfushorit ganez dhe klubit londinez.
Kushtet e kontratės janė pėrmirėsuar, pasi drejtuesit e klubit janė tejet tė kėnaqur me paraqitjet e tij, kurse edhe vetė lojtari ėshtė i lumtur me kontratėn e re. Esien ka ardhur nė Ēelzi nė vitin 2005 nga Lioni, kurse deri mė tash ka luajtur 91 ndeshje, duke shėnuar 10 gola.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 7:15 am

Messi merr numrin 10 tė Barcelonės
Mediat spanjolle kanė shkruar sot se ekipi i Barcelonės planifikon t’ia japė fanellėn me numrin 10, sulmuesit argjentinas Lionel Messi.
10-shja nė Camp Nou ishte e rezervuar pėr superyllin brazilian, Ronaldinho, por ai tashmė nuk ėshtė lojtar i Barcelnės. Sport, ka shkruar se drejtuesit e klubit seriozisht janė duke menduar se kush do ta trashėgojė numrin 10.

Spekulohet se argjentinasi Lionel Messi ėshtė mė afėr marrjes sė ish-numrit tė Ronaldinhos. Njė burim i afėrt nė Camp Nou, ka pohuar pėr gazetėn se Messi ėshtė favoriti kryesor pėr 10-shen, por kjo do tė vendoset nė fund tė pėrgatitjeve pėr sezonin e ri.

“Ende asgjė nuk ėshtė vendosur, por ėshtė mė e pranueshme nėse Messi e merr fanellėn me numrin 10, dhe jam i sigurt se tė gjithė do tė pajtohen me kėtė”, ka thėnė burimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 7:16 am

Njė grup mafioz tenton tė blejė Lazion
Zyrtarė italian kanė pohuar sot se njė grup kriminel i organizuar ka tentuar ta blejė klubin e Lazios pėrmes personave tė tretė, duke shfrytėzuar para tė cilat janė siguruar nga dhuna.
Policia italiane ka burgosur dhjetė persona nė aksionin e quajtur “Fletėt e thyera”, nė tė cilin ka zbuluar njė grup kriminel, qė dėshironte tė ishte pronar i Lacios.

Pjesa mė e madhe e personave tė kapur janė nėnshtetas italianė, tė cilėt janė me siguri pjesė tė klanit Casalesi, por nė mes tyre ka edhe nėnshtetas tė huaj.

Nė vitin 2006, presidenti i Lazios, morri disa kėrcėnime pėr vdekje nga njė grup tifozėsh tė klubit, tė cilėt supozohet se kishin tentuar ta trembnin atė pėr t’ia shitur klubin njė grupi tė udhėhequr nga ish-lojtari dhe presidenti, Giorgio Chinaglia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 7:16 am

Barcelona nuk dorėzohet pėr Trezeguet
Mediat spanjolle pėrcjellin lajmin se ekipi i Barcelonės edhe mė tej ėshtė duke u pėrpjekur ta angazhojė sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet.
Francezi pati njė sezon tė shkėlqyeshėm me fanellėn bardhezi, ndėrsa ėshtė ndėr caqet kryesore tė trajnerit tė ri tė katalunasve, Pep Guardiola.

Siē ka shkruar El Mundo Deportivo, edhe pse Juventus refuzon shitjen e Trezeguet, klubi spanjoll nuk dorėzohet nė tentimin pėr tė angazhuar francezin.

Kjo gazetė ka shkruar se Barca do tė pėrpiqet ta realizojė qėllimin pėrmes sulmuesit tė saj Thierry Henry, i cili do tė duhet ta bind Trezeguet pėr njė transferim nė Spanjė.

Henry dhe Trezeguet kanė luajtur bashkė edhe nė Monako nė fillim tė karrierave tė tyre, ndėrsa thuhet se Henry disa herė ka kontaktuar me mikun e tij me qėllim qė ta bindė t’i bashkohet nė Barcelona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 7:16 am

Malouda pranon tė transferohet tek Roma
Mediat italiane kanė pėrcjellė lajmin se Florent Malouda ėshtė pajtuar pėr tė kaluar nė radhėt e Romės dhe mbetet qė dy ekipet tė merren vesh pėr shumėn e transferimit.
Trajneri i romakėve, Luciano Spalleti e dėshiron nė radhėt e veta lojtarin e Chelseat, dhe nė tė sheh zėvendėsimin ideal pėr Amantino Mancinin, i cili kaloi nė Inter.

‘Coriere dello sport’ ka shkruar se Roma tashmė ka arritur nė kontakt me agjentin e lojtarit ndėrsa edhe Malouda ka qenė i disponuar tė transferohet nė Romė.

Por mbetet pengesa mė e vėshtirė, respektivisht marrėveshja pėr transferim nė mes dy ekipeve, Romės dhe Chelseat.

Roma dėshiron ta angazhojė lojtarin si huazim njėvjeēar me opsionin qė nė verėn e ardhshme marrėveshja e tij tė blihet nė tėrėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 7:16 am

Chelsea mohon ofertėn pėr Eto
Ekipi i Chelseat ka mohuar se ka dėrguar ofertė tek Barcelona pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit kamerunas, Samuel Eto’o.
27-vjeēari nuk ėshtė pjesė e planeve tė trajnerit tė ri, Josep Guardiola, dhe ėshtė nė kėrkim tė njė klubi tė ri. Dje pėr Corriere dello Sport, Eto’o deklaroi se tek ai kanė arritur shumė oferta interesante dhe atė nga Chelsea, Tottenham dhe Inter.

Blutė nga Londra kanė mohuar deklaratat e Eto’o, duke thėnė se nuk janė tė interesuar pėr lojtarin. “Mohojmė se kemi dėrguar ofertė tek Barcelona ose Eto’o”, ka thėnė zėdhėnėsi i Chelseat.

Agjenti i Eto’o, po ashtu nuk e ka hedhur poshtė mundėsinė qė lojtari tė mbetet nė Camp Nou, edhe krahas spekulimeve tė shumta pėr tė ardhmen e tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 22, 2008 7:17 am

Terry ende vuan nga humbja e penaltisė
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka thėnė se ai ende vuan nga humbja e tmerrshme e penaltisė nė finalen e Ligės sė Kampionėve.
“Ēdo mėngjes kur zgjohem ėshtė gjėja e parė qė mė bie nė mend. Ende mendoj pėr tė. Jam ende shumė i zhgėnjyer, por sezonin e fundi thash se jam njė njeri i madh dhe kam njė karakter tė madh dhe mė takon mua tė pėrballem me tė”, ka thėnė Terry.

Edhe portieri Petr Cech, i cili nėnshkroi kontratė tė re pesėvjeēare me blutė, ėshtė edhe njė lojtar tjetėr i Chelseat, i cili ka memorie jo tė mira, pasi qė ndihmoi Turqinė ta eliminojė Republikėn Ēeke nga Euro 2008.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:27 pm

Toure: Dėshiroj qė Eto'o tė qėndrojė te Barca
Yaya Toure ka deklaruar se ai dėshiron qė Samuel Eto'o tė qėndrojė te skuadra aktuale dhe njėkohėsisht ka shprehur dėshirėn qė Lionel Messi tė mund tė luajė nė fazėn kualifikuese tė Ligės sė Kampionėve.
“Ai ka njė karakter tė fortė dhe ne dėshirojmė qė ai tė qėndroje me neve. Samu po kalon njė periudhė tė vėshtirė, mirėpo ai ėshtė njė person shumė pozitiv dhe po sillet nė mėnyrė shumė profesionale”, ka thėnė mesfushori i Barcės pėr Eto’o.

Ndėrsa duke iu referuar situatės sė krijuar nė lidhje me Messin dhe Lojėrat Olimpike, Toure ka thėnė: “Ėshtė njė situatė e ndėrlikuar pasiqė pėr tė ka nevojė edhe Barca edhe Argjentina. Tė jem egoist, mė shumė do tė mė pėlqentė qė tė jetė me ne nė fazėn kualifikuese tė Ligės sė Kampionėve”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:27 pm

Totti: Dua ta mbyll karrierėn te Steaua Bucharest
Kapiteni i Romės, Francesco Totti, ka njoftuar se ai dėshiron ta mbyllė karrierėn futbollistike nė moshė 45-vjeēare te skuadra rumune, Steaua Bucharest.
Simboli i Romės, e ka bėrė debutimin pėr Giallorosėt si 16-vjeēar nė vitin 1993, ndėrsa tani pas mė shumė se 15 vitesh, skuadra e Romės nuk mund tė paramendohet pa Er Pupone.

31-vjeēari i mban rekordet e paraqitjeve dhe ėshtė golashėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave te kryeqytetasit, si edhe njeriu kryesor pėr Scudetton e vitit 2001.

Mirėpo, gjatė takimit ndėrmjet Romės dhe Steaua Bucahrestit (tė cilėn Roma e humbi me rezultat 3-1), nė tė cilin Totti ishte i ftuar si mysafir, pasi qė nuk mund tė luante pėr shkak tė lėndimit, tifozėt nga Bukureshti i bėnė njė mikpritje tė paharruar sulmuesit, saqė ai ka bėrė shaka se dėshiron ta pėrfundojė karrierėn te skuadra e tyre.

“Pėr kėtė nderim qė ma keni bėrė, kur t’i mbush 45 vjet dhe tė jem i gatshėm pėr ta mbyllur karrierėn, do tė vij kėtu”, i ka thėnė Totti presidentit tė Steauas, George Becali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:28 pm

Calderon: Ose Ronaldon ose askėnd tjetėr
Ramon Calderon ka vendosur qė ta nevrikos trajnerin e Real Madridit, Bernd Schuster, duke iu thėnė drejtuesve tė klubit se nėse Cristiano Ronaldo nuk u bashkėngjitet Mbretėrve, atėherė nuk do tė transferojnė asnjė lojtar tjetėr.
“Ose vjen Cristiano Ronaldo ose nuk vjen askush tjetėr”, ėshtė cituar tė ketė thėnė Calderon.

Rafael Van der Vaart dhe David Villa janė dy lojtarėt tė cilėt i dėshiron trajneri madrilen, mirėpo fjalėt e Calderonit janė njė goditje e madhe pėr Schuster, i cili ka deklaruar se Reali ka nevojė pėr dy ose tre lojtarė tė rinj pėr ta freskuar skuadrėn, pavarėsisht se ata janė kampionė tė La Ligas.

Nė fazėn elektorale, Calderon kishte premtuar se do ta sillte asin e Milanit, Kaka, nė Madrid si edhe spanjollin, Cesc Fabregas, mirėpo dėshtoi tė transferonte kėta dy. Ndėrsa, siē duket tani ai ėshtė mė i vendsour se kurrė pėr tė sjellė nė skuadėr njė emėr tė madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:28 pm

I pashmangshėm kalimi i Shevchenkos te Milan
Sipas "Il Corriere Dello Sport", sulmuesi i Chelseat, Andrei Shevchenko ditėt qė pasojnė do t’i bashkėngjitet ish-skudrės sė tij, Milan.
Mediat britanike kanė shkruar se ukrainasi nuk bėn pjesė nė planet e Bluve dhe pritet njė largim i tij nga Chelsea. Ndėrsa pas lėndimeve tė mėdha tė Milanit nė sulm, kuqezinjtė janė gjetur nė njė krizė dhe kanė nevojė tė domosdoshme pėr njė sulmues.

Shevchenko gjithmonė e ka shprehur dėshirėn e tij pėr t’iu bashkangjitur ish-skuadrės me tė cilėn e arriti kulminacionin e karrierės sė tij, ndėrsa sipas “Il Corriere Dello Sport”, kjo dėshirė do tė realizohet shumė shpejt.

“Nėse Sheva largohet nga Chelsea, nuk do tė lejojmė qė ai tė luajė pėr ndonjė skuadėr tjetėr pėrveē Milanit”, ka thėnė trajneri i kuqezinjve, Carlo Ancelotti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:28 pm

Pandev arrin marrėveshje tė re me Lazion
Sulmuesi Goran Pandev, iu ka dhėnė fund spekulimeve se ai dėshiron tė largohet nga Lazio, pasi qė presidenti i kėtij klubi, Claudio Lotito, ka zbuluar se ai ka arritur marrėveshje pėr kontratė tė re me maqedonasin.
“Ne kemi arritur marrėveshje me Goran pėr vazhdimin e kontratės. Ai do tė mbetet nė klub pėr njė kohė mė tė gjatė. Ai e din se ka dashuri dhe pėrkrahje nė kėtė klub”, ka thėnė Lotito.

“E bėra zgjidhjen time, kemi sjellė lojtarė tė rinj kėtu dhe duhet tė dėshmohemi edhe mė shumė. Lazio duhet tė qėndrojė nė krye, Palermo dhe Fiorentina, sipas mendimit tim, nuk janė mė tė mira se ne”, ka thėnė Pandev.

Pandev kaloi nė Lazio nga Ancona nė vitin 2004, dhe ka nė kontratėn aktuale vetėm edhe dy vite tė mbetura, ndėrsa ka pasur spekulime tė vazhduara se ai do tė largohet nga klubi romak, pėr njė klub mė tė madh.

Sė fundi maqedonasi ėshtė lidhur me njė varg klubesh evropiane, pėrfshirė edhe kampionin e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:28 pm

Pepe: Lojtarėt janė tė pakėnaqur me rastin Ronaldo
Mbrojtėsi portugez Pepe, thotė se lojtarėt e Real Madridit janė ngopur me spekulimet e vazhdueshme tė transferimit tė anėsorit tė Manchester United, Cristiano Ronaldos.
“Duhet tė pranojmė se Real Madridi ka ekipin e tij dhe se lojtarėt i kanė kualitetet e tyre”, ka thėnė Pepe.

“Ka njė mosrespektim pėr shkak se ekipi nuk mund tė mbėshtetet nė njė lojtar, edhe nėse ai ėshtė shumė i mirė. Pele dhe Maradona kanė fituar ndeshje tė mėdha, por ata janė ndihmuar nga bashkėlojtarėt e tyre”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:28 pm

Ancelotti: Milani ėshtė favorit pėr skudeton
Trajneri i rosonerėve, Carlo Ancelotti, beson se ka pėrbėrje mjaft kualitative pėr tė luftuar pėr titullin e Serie A, gjatė sezonit tė ri.
Milani pati dy sezone mjaft dėshpėruese nė Serie A, ndėrsa vitin e fundit e humbi vendin qė kualifikon nė Ligėn e Kampionėve, duke u renditur vetėm nė pozitėn e pestė.

“Milani ėshtė favorit pėr tė fituar skudeton. Nėse nuk kemi probleme me lėndimet, besoj se e kemi ekipin mė tė mirė nė Serie A”, ka thėnė Ancelotti pėr Corriere dello Sport.

Milani sonte do tė ketė testin e parė mė serioz, kur do tė ndeshet me Juventusin dhe rivalin e qytetit, Interin, nė garėn pėr Trofeun Tim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
Addy
Administrator
Administrator
Addy


Numri i postimeve : 226
Registration date : 14/07/2008

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeTue Jul 29, 2008 2:29 pm

Benitez nuk pushon nė tregun e transferove
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk do tė ndalojė, pas transferimit tė Robbie Keane, dhe do tė kthejė menjėherė vėmendjen e tij nė sigurimin e shėrbimeve tė Gareth Barryt.
Menaxheri i Liverpoolit, mbrėmė kompletoi nėnshkrimin me sulmuesin e Tottenhamit, me tė cilin tė kuqtė do tė nėnshkruajnė kontratė 4-vjeēare tė vlefshme 80 mijė funte nė javė (100 mijė euro).

Por burime tė afėrta me klubin anglez e kanė bėrė tė qartė se Benitez ėshtė i vendosur tė sjellė nė Anfield edhe Barryn nga Aston Villa, pavarėsisht se trajneri Martin O’Neill ka thėnė se klubi i tij “e vlerėson Gareth mė shumė se qė kėtė e bėn Liverpooli”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://al-crew.albanianforum.net
*..Warr!orDeath..*

*..Warr!orDeath..*


Numri i postimeve : 135
Registration date : 25/02/2012

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:00 am

Tevez javen tjeter ne fush
Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez pritet tė jetė nė fushė mė shpejt se qė ishte parashikuar, pasi ka impresionuar trajnerin Roberto Mancini me formėn e tij nė stėrvitje, shkruan mediumet angleze tė premten.
Mėsohet se Tevez pritet qė tė aktivizohet te City pėr ndeshjen kampionale kundėr Boltonit, e cila zhvillohet javėn tjetėr. "Mancini ka mbetur i habitur me formėn e Tevezit, ndonėse ai ka munguar pėr njė kohė tė gjatė. Ai tashmė planifikon ta inkuadrojė me Boltonin", ka thėnė njė burim brenda Cityt. Tevez javėn e shkuar i ėshtė bashkuar Cityt pas tre muajve qė i kaloi nė Argjentinė pa lejen e klubit. Mungesa e Tevezit dhe thyerja e rregullave tė klubit ka bėrė qė Tevez t'i humbi dhjetė milionė nga paga e tij, pasi nuk ėshtė paguar asnjė cent gjatė asaj kohe. Ai edhe ėshtė dėnuar me 1.5 milionė euro tė tjera.[b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
*..Warr!orDeath..*

*..Warr!orDeath..*


Numri i postimeve : 135
Registration date : 25/02/2012

Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:03 am

Mans po pritoj me qit me foto e ma mir pe qes pa foto Very Happy po qe veq edhe qeta me foto Razz per loqki-n edhe addyn

Kaka "nxeh" Mourinhon
Konflikti mes trajnerit Jose Mourinho dhe mesfushorit Kaka ėshtė pėrfolur shpeshherė, por po kaq herė ka pasur edhe momente “dashurie” mes tyre. Gjithsesi, pasi nuk u pranua qė braziliani tė largohej nė janar, duket se ėshtė vendosur qė ai do t’i bėjė gati valixhet nė fund tė sezonit.
Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 123l1sp
Trajneri i Realit tė Madridit ka pasur njė debat tė ashpėr me lojtarin pas ndeshjes kundėr CSKA-sė sė Moskės. Portugezi ėshtė acaruar pėr pasivitetin e Kakasė gjatė momentit tė golit tė kundėrshtarit, i cili solli edhe barazimin e rezultatit nė 1-1. Nė fakt, numri “8″ u fut nė fushė si zėvendėsues dhe e pati tė vėshtirė qė tė ambientohet menjėherė me temperaturat e ulėta duke zhvilluar njė paraqitje nėn mesatare.
Ajo qė ka e acaruar mė shumė kreun e pankinės, ka qenė karakteri i treguar prej tij, ndėrkohė qė nuk ka kursyer as kritikat pėr Cristiano Ronaldon. Pėr kėtė tė fundit, konsistonin rastet e shumta qė shpėrdoroi para portės. Pavarėsisht se ka shėnuar shumė gola deri tani, kjo nuk mjafton qė portugezi tė jetė “i paprekshėm” ndaj kritikave tė trajnerit.

Nė fillim tė sezonit, Kaka arriti tė fitojė dyluftimin me Ozilin pėr njė vend si titullar, por tashmė duket se jo vetėm qė e ka humbur balotazhin me mesfushorin gjerman, por shihet gjithashtu si alternativė e Jose Calejon. Njė moment tepėr i vėshtirė pėr ish-yllin e Milanit, i cili nuk ka arritur tė tregojė pėr asnjė moment klasin e tij, i detyruar deri diku edhe nga dėmtimet e shpeshta. Njė listė e gjatė klubesh janė tė gatshme pėr tė marrė shėrbimet e brazilianit, sidomos nga Anglia dhe Italia.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Flash lajme-Sporti nderkombetar - Faqe 3 Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flash lajme-Sporti nderkombetar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Flash lajme-Sporti Kosovar
» VIP Flash News
» Flash Decompiler Trillix 3.1.1.590

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira :: Sport-
Kėrce tek: