ForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Del Bosque nuk e thėrret Torresin nė pėrfaqėsuese

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
*..Warr!orDeath..*



Numri i postimeve : 135
Registration date : 25/02/2012

MesazhTitulli: Del Bosque nuk e thėrret Torresin nė pėrfaqėsuese   Sat Feb 25, 2012 8:02 am

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, qė nuk po e gjen formėn, ėshtė lėnė jashtė listės sė Pėrfaqėsueses sė Spanjės. Kjo ėshtė hera e parė pas mė shumė se pesė vjetėsh qė Torres nuk ėshtė pėrfshirė te Pėrfaqėsuesja spanjolle.

Ishte emri i Torresit qė mungoi nė listėn e ekipit spanjoll tė publikuar tė premten nga seleksionuesi Vicente del Bosque pėr ndeshjen miqėsore qė luhen javėn e ardhshme kundėr Pėrfaqėsueses sė Venezuelės.

Spanja do tė luajė vetėm edhe njė ndeshje miqėsore pas asaj me Venezuelėn para se Del Bosque tė zgjedhė ekipin i cili do tė mundohet tė mbrojė titullin evropian nė "Euro 2012" qė mbahet nė Poloni dhe Ukrainė.

"Torres nuk ėshtė nė formė tė mirė dhe pėr kėtė arsye besoj se do tė ishte mė mirė qė mos tė pėrfshihej fare nė ekip", tha Del Bosque. "Mirėpo, kjo nuk do tė thotė asgjė. Kjo listė nuk ėshtė pėrfundimtare qė do tė udhėtojė nė Kampionatin evropian".

Torres ka qenė titullar te Pėrfaqėsuesja e Spanjės prej vitit 2004, madje sulmuesi i Chelseat pati shėnuar edhe golin e vetėm nė finalen e evropianit tė vitit 2008 kundėr Gjermanisė. Njėherėsh ky ishte triumfi i parė i Spanjės pas 44 vjetėve nė kėtė garė.

27-vjeēari nuk ėshtė lėnė jashtė ekipit tė Spanjės prej nėntorit tė vitit 2006, por goli i tij i fundit pėr Spanjėn daton nė shtatorin e vitit 2010, kurse pėr Chelsean nė muajin tetor tė vitit tė kaluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Del Bosque nuk e thėrret Torresin nė pėrfaqėsuese
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kalosh Ēeliku: Hoxha kur thėrret nė minare
» AGIM GASHI:ATDHEU THĖRRET
» Sokol Demaku: Bisedė mė Vera Kurti, mėsuese e edukimit special mė fėmijėt...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira :: Lajme nga Bota dhe Interneti-
Kėrce tek: