ForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Viktoria Bekam, mamaja VIP mė nė formė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
cRackeR-Bu.RiM
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 306
Registration date : 15/07/2008

MesazhTitulli: Viktoria Bekam, mamaja VIP mė nė formė   Thu Jul 24, 2008 5:26 am

Viktoria Bekam ėshtė kurorėzuar nė njė klasifikim tė bėrė nga njė revistė angleze "News of the world", si "mamaja VIP mė nė formė". Kėshtu, mesa duket, Vikit i takoi ky ēmim, sepse arrin tė duket gjithmonė nė njė formė fizike pėr t‘u admiruar, pavarėsisht moshės (i ka kaluar tė tridhjetat) dhe faktit se ka sjellė nė jetė tre fėmijė: Brooklyn 6 vjeē, Romeo 4, dhe Cruz vetėm 18 muaj. Nuk ka dyshim qė palestra, shėrbėtoret, seancat e masazheve, kujdestaret e fėmijėve dhe ndonjė ndėrhyrje e vogėl estetike kanė luajtur rolin e tyre, por sigurisht duke parė (ndoshta pak edhe me zili) belin e hollė dhe kėmbėt e dobėta tė nxjerra shpesh nga bashkėshortja e bukur e David Bekam, ėshtė e vėshtirė tė besosh se ka lindur tre fėmijė. Por ndryshimi duket akoma mė shumė nėse do tė bėsh krahasimin me disa artiste tė tjera VIP, qė pavarėsisht se i kanė lejuar vetes tė njėjtat trajtime dhe privilegje, pas njė ose dy shtatzėnish duken tė "transformuara" dhe dhjetė vjet mė tė plakura.

Le tė mos harrojmė kėtu tė famshmen e "Baby one more time", Britney Spears, qė pavarėsisht se ėshtė kritikuar shumė pėr sjelljen e saj si nėnė e papėrgjegjshme, udhėheq klasifikimin e "mamave mė tė transformuara". Madje pas daljes nga spitali dhe thashethemeve pėr njė shtatzėni tė tretė, Spears ėshtė bėrė pėr tė ardhur keq me format e saj trupore. Klasifikimi i mamave nė formė ndiqet nga Angeline Jolie (vendi i tretė), Kate Winslet (vendi pestė) qė zbret katėr pozicione nga klasifikimi i njė viti mė parė. Mė pas renditen emrat e tė mirėnjohurave Elle Macpherson, Gwyneth Paltrow, Liz Hurley dhe Madonna. Kėshtu, duke u kthyer edhe njėherė te mbretėresha e klasifikimit, ndoshta do tė ishte mė mirė se ish- Spice Girls tė sillte nė jetė njė tjetėr fėmijė, nėse shtatzėnitė e bėjnė tė duket kaq mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.co.nr
 
Viktoria Bekam, mamaja VIP mė nė formė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE...
» VIKTORIA XHAKO - MOS M'I VRIT ARINJTĖ E BARDHĖ - Roman
» Viktoria Xhako:Fragment nga romani "MOS M'I VRIT ARINJTĖ E BARDHĖ!"
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nėntor, ishte dita e emrit tė shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» ?Viktoria Xhako:PĖRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 - 24. 11. 2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira :: Lajme nga Bota dhe Interneti-
Kėrce tek: