Forumi­Calendar­Pytėsori­Kėrko­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Regjistrohu­Identifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temėsShare | 
 

 Flash lajme-Sporti nderkombetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5
AutoriMesazh
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:27 pm

Toure: Dėshiroj qė Eto'o tė qėndrojė te Barca
Yaya Toure ka deklaruar se ai dėshiron qė Samuel Eto'o tė qėndrojė te skuadra aktuale dhe njėkohėsisht ka shprehur dėshirėn qė Lionel Messi tė mund tė luajė nė fazėn kualifikuese tė Ligės sė Kampionėve.
“Ai ka njė karakter tė fortė dhe ne dėshirojmė qė ai tė qėndroje me neve. Samu po kalon njė periudhė tė vėshtirė, mirėpo ai ėshtė njė person shumė pozitiv dhe po sillet nė mėnyrė shumė profesionale”, ka thėnė mesfushori i Barcės pėr Eto’o.

Ndėrsa duke iu referuar situatės sė krijuar nė lidhje me Messin dhe Lojėrat Olimpike, Toure ka thėnė: “Ėshtė njė situatė e ndėrlikuar pasiqė pėr tė ka nevojė edhe Barca edhe Argjentina. Tė jem egoist, mė shumė do tė mė pėlqentė qė tė jetė me ne nė fazėn kualifikuese tė Ligės sė Kampionėve”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:27 pm

Totti: Dua ta mbyll karrierėn te Steaua Bucharest
Kapiteni i Romės, Francesco Totti, ka njoftuar se ai dėshiron ta mbyllė karrierėn futbollistike nė moshė 45-vjeēare te skuadra rumune, Steaua Bucharest.
Simboli i Romės, e ka bėrė debutimin pėr Giallorosėt si 16-vjeēar nė vitin 1993, ndėrsa tani pas mė shumė se 15 vitesh, skuadra e Romės nuk mund tė paramendohet pa Er Pupone.

31-vjeēari i mban rekordet e paraqitjeve dhe ėshtė golashėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave te kryeqytetasit, si edhe njeriu kryesor pėr Scudetton e vitit 2001.

Mirėpo, gjatė takimit ndėrmjet Romės dhe Steaua Bucahrestit (tė cilėn Roma e humbi me rezultat 3-1), nė tė cilin Totti ishte i ftuar si mysafir, pasi qė nuk mund tė luante pėr shkak tė lėndimit, tifozėt nga Bukureshti i bėnė njė mikpritje tė paharruar sulmuesit, saqė ai ka bėrė shaka se dėshiron ta pėrfundojė karrierėn te skuadra e tyre.

“Pėr kėtė nderim qė ma keni bėrė, kur t’i mbush 45 vjet dhe tė jem i gatshėm pėr ta mbyllur karrierėn, do tė vij kėtu”, i ka thėnė Totti presidentit tė Steauas, George Becali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:28 pm

Calderon: Ose Ronaldon ose askėnd tjetėr
Ramon Calderon ka vendosur qė ta nevrikos trajnerin e Real Madridit, Bernd Schuster, duke iu thėnė drejtuesve tė klubit se nėse Cristiano Ronaldo nuk u bashkėngjitet Mbretėrve, atėherė nuk do tė transferojnė asnjė lojtar tjetėr.
“Ose vjen Cristiano Ronaldo ose nuk vjen askush tjetėr”, ėshtė cituar tė ketė thėnė Calderon.

Rafael Van der Vaart dhe David Villa janė dy lojtarėt tė cilėt i dėshiron trajneri madrilen, mirėpo fjalėt e Calderonit janė njė goditje e madhe pėr Schuster, i cili ka deklaruar se Reali ka nevojė pėr dy ose tre lojtarė tė rinj pėr ta freskuar skuadrėn, pavarėsisht se ata janė kampionė tė La Ligas.

Nė fazėn elektorale, Calderon kishte premtuar se do ta sillte asin e Milanit, Kaka, nė Madrid si edhe spanjollin, Cesc Fabregas, mirėpo dėshtoi tė transferonte kėta dy. Ndėrsa, siē duket tani ai ėshtė mė i vendsour se kurrė pėr tė sjellė nė skuadėr njė emėr tė madh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:28 pm

I pashmangshėm kalimi i Shevchenkos te Milan
Sipas "Il Corriere Dello Sport", sulmuesi i Chelseat, Andrei Shevchenko ditėt qė pasojnė do t’i bashkėngjitet ish-skudrės sė tij, Milan.
Mediat britanike kanė shkruar se ukrainasi nuk bėn pjesė nė planet e Bluve dhe pritet njė largim i tij nga Chelsea. Ndėrsa pas lėndimeve tė mėdha tė Milanit nė sulm, kuqezinjtė janė gjetur nė njė krizė dhe kanė nevojė tė domosdoshme pėr njė sulmues.

Shevchenko gjithmonė e ka shprehur dėshirėn e tij pėr t’iu bashkangjitur ish-skuadrės me tė cilėn e arriti kulminacionin e karrierės sė tij, ndėrsa sipas “Il Corriere Dello Sport”, kjo dėshirė do tė realizohet shumė shpejt.

“Nėse Sheva largohet nga Chelsea, nuk do tė lejojmė qė ai tė luajė pėr ndonjė skuadėr tjetėr pėrveē Milanit”, ka thėnė trajneri i kuqezinjve, Carlo Ancelotti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:28 pm

Pandev arrin marrėveshje tė re me Lazion
Sulmuesi Goran Pandev, iu ka dhėnė fund spekulimeve se ai dėshiron tė largohet nga Lazio, pasi qė presidenti i kėtij klubi, Claudio Lotito, ka zbuluar se ai ka arritur marrėveshje pėr kontratė tė re me maqedonasin.
“Ne kemi arritur marrėveshje me Goran pėr vazhdimin e kontratės. Ai do tė mbetet nė klub pėr njė kohė mė tė gjatė. Ai e din se ka dashuri dhe pėrkrahje nė kėtė klub”, ka thėnė Lotito.

“E bėra zgjidhjen time, kemi sjellė lojtarė tė rinj kėtu dhe duhet tė dėshmohemi edhe mė shumė. Lazio duhet tė qėndrojė nė krye, Palermo dhe Fiorentina, sipas mendimit tim, nuk janė mė tė mira se ne”, ka thėnė Pandev.

Pandev kaloi nė Lazio nga Ancona nė vitin 2004, dhe ka nė kontratėn aktuale vetėm edhe dy vite tė mbetura, ndėrsa ka pasur spekulime tė vazhduara se ai do tė largohet nga klubi romak, pėr njė klub mė tė madh.

Sė fundi maqedonasi ėshtė lidhur me njė varg klubesh evropiane, pėrfshirė edhe kampionin e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:28 pm

Pepe: Lojtarėt janė tė pakėnaqur me rastin Ronaldo
Mbrojtėsi portugez Pepe, thotė se lojtarėt e Real Madridit janė ngopur me spekulimet e vazhdueshme tė transferimit tė anėsorit tė Manchester United, Cristiano Ronaldos.
“Duhet tė pranojmė se Real Madridi ka ekipin e tij dhe se lojtarėt i kanė kualitetet e tyre”, ka thėnė Pepe.

“Ka njė mosrespektim pėr shkak se ekipi nuk mund tė mbėshtetet nė njė lojtar, edhe nėse ai ėshtė shumė i mirė. Pele dhe Maradona kanė fituar ndeshje tė mėdha, por ata janė ndihmuar nga bashkėlojtarėt e tyre”, ka shtuar portugezi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:28 pm

Ancelotti: Milani ėshtė favorit pėr skudeton
Trajneri i rosonerėve, Carlo Ancelotti, beson se ka pėrbėrje mjaft kualitative pėr tė luftuar pėr titullin e Serie A, gjatė sezonit tė ri.
Milani pati dy sezone mjaft dėshpėruese nė Serie A, ndėrsa vitin e fundit e humbi vendin qė kualifikon nė Ligėn e Kampionėve, duke u renditur vetėm nė pozitėn e pestė.

“Milani ėshtė favorit pėr tė fituar skudeton. Nėse nuk kemi probleme me lėndimet, besoj se e kemi ekipin mė tė mirė nė Serie A”, ka thėnė Ancelotti pėr Corriere dello Sport.

Milani sonte do tė ketė testin e parė mė serioz, kur do tė ndeshet me Juventusin dhe rivalin e qytetit, Interin, nė garėn pėr Trofeun Tim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
Addy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve: 226
Registration date: 14/07/2008

MesazhTitulli: Re: Flash lajme-Sporti nderkombetar   Tue Jul 29, 2008 9:29 pm

Benitez nuk pushon nė tregun e transferove
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk do tė ndalojė, pas transferimit tė Robbie Keane, dhe do tė kthejė menjėherė vėmendjen e tij nė sigurimin e shėrbimeve tė Gareth Barryt.
Menaxheri i Liverpoolit, mbrėmė kompletoi nėnshkrimin me sulmuesin e Tottenhamit, me tė cilin tė kuqtė do tė nėnshkruajnė kontratė 4-vjeēare tė vlefshme 80 mijė funte nė javė (100 mijė euro).

Por burime tė afėrta me klubin anglez e kanė bėrė tė qartė se Benitez ėshtė i vendosur tė sjellė nė Anfield edhe Barryn nga Aston Villa, pavarėsisht se trajneri Martin O’Neill ka thėnė se klubi i tij “e vlerėson Gareth mė shumė se qė kėtė e bėn Liverpooli”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://al-crew.forumotion.net
 

Flash lajme-Sporti nderkombetar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema te lira :: Sport-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės